“Kur u ktheva në dhomë, ai nuk ishte”/ Flet infermierja e Senatoriumit që pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin

Flet infermierja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin që u vet-hodh nga kati i tretë i kësaj godine. Para oficerëve të Policisë ajo ka treguar se nuk ishte në dhomë në momentin që 29-vjeçari kreu ak tin e rëndë. Ai theksoi se ditët e fundit nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim nga ana e të riut.

Advertisements

“Kisha lëvizur nga dhoma në momentin që u 29-vjeçari u vetëhodh. Lëviza nga dhoma për të marrë një medikament. Kur u ktheva në dhomë, vura re që nuk ishte. Lajmërova menjëherë kolegët. S’kemi vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. “, mësohet të ketë thënë infermierja para oficerëve.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. I infektuari me iniciale Xh.K, u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai ndërroi menjëherë jetë. Ndërkohë, dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë an kthi dhe stre si që ka përjetuar i riu gjatë qëndrimit në spital.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosova e para për numrin e vde kjeve nga Covid, mjeku i ‘Shefqet Ndroqit’ mesazh prekës: Mbahuni vëllezërit tanë!
Artikulli tjetërGjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë, policia jep detajet