Kryeministrja e Finlandës, e cila është edhe kryeministrja më e re në moshë, pasi është vetëm 34 vjeçe, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me ish-futbollistin Markus Räikkönen.
Advertisements
Një deklaratë nga qeveria finlandeze thotë se ceremonia e martesës së çiftit u mbajt të shtunën mbrëma në rezidencën e kryeministres.
Kryeministrja e Finlandës ndau vetëm një foto nga dasma në llogarinë e saj personale në Instagram.
Advertisements
Kryeministrja finlandeze i ngjiti shkallët në karrierën politike me shpejtësi, pasi nga një politikane lokale arriti në vetëm 6 vite të drejtonte qeverinë finlandeze.
Në moshën 27 vjeçare hyri në Këshillin Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere, ndërsa më pas kryesoi Këshillin Bashkiak nga viti 2013 dhe e drejtoi atë për katër vite, duke u rizgjedhur në 2017.
Së bashku me karrierën e saj politike në nivelin lokal, ajo u ngjit në shkallët brenda partisë dhe në nivelin kombëtar. Ajo u zgjodh nënkryetare e Partisë Socialdemokrate (SDP) në 2014. Ajo hyri në parlament për herë të parë në 2015, dhe u rizgjodh katër vjet më vonë.
Në qershor të vitit të kaluar, ajo u bë Ministre e Transportit, dhe në fund të vitit u bë kryeministrja e vendit të saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!