Kryeministri grek konferencë me 27 ministrat e BE-së: Dialogu me Turqinë vetëm për zonat detare

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është në një situatë të rëndë, ku pala turke ka bërë me dije se nuk do të heq dorë nga kërkimet për gaz dhe naftë në Egje.

Advertisements

Pas kësaj gjendje të rënduar edhe Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Turqisë për dialog me Greqinë.

Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i cili është dakort për një dialog me Turqinë, por jo për sa kohë që tensioni zgjat me veprimet provokuese të shtetit fqinj në zonat detare.

Advertisements

Kjo deklaratë e Kryeministrit Mitsotakis, vjen si përgjigje ndaj homologëve të tij për Bashkimin Evropian.

Ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në deklaratat e saj ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Mesdheun Lindor, duke theksuar se Gjermania po aktivizohet drejt një dialogu në lidhje me mosmarrëveshjet për përcaktimin e kufijve detarë.

Greqia dhe Turqia dhe vunë në dukje se ky dialog, i cili ishte ndalur në vitin 2016, duhet të rifillojë.

Z. Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në telekonferencën e jashtëzakonshme të drejtuesve të Këshillit Evropian mbi zhvillimet në Bjellorusi, iu referua “imazheve të trishtuara të represionit të dhu nshëm” që qarkullojnë nëpër botë dhe theksoi nevojën për të dërguar një mesazh solidariteti për njerëzit e Bjellorusisë, vend në të cilin po mbahen protesta të dh unshme.

Burimi: iefimerida.gr

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet trupi i paj etë i një gruaje 800 metër larg nga bregu, policia jep detajet
Artikulli tjetërOdise Roshi hero! Mesfushori i Kombëtares futet nga stoli dhe realizon dopietë fantastike