Qeveria britanike ka hyrë në recesion pas krizës së pandemisë së koronavirusit, pasi masat e rrepta të frenimit të Covid-19, mbyllja e bizneseve dhe reduktimi i numrit të turistëve ka bërë që ekonomia britanike të goditet rëndë.
Advertisements
BRITANI E MADHE– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ndërsa vijon ende të infektojë dhe vrasë njerëz ditë pas dite.
Britania e Madhe, një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, ka hyrë zyrtarisht në recesion pas krizës së koronavirusit.
Advertisements
“Recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka çuar në rënien më të madhe të PBB-së tremujore. Ekonomia filloi të rimëkëmbet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimin e shtëpive. Përkundër kësaj, PBB-ja në qershor ende mbetet një e gjashta nën nivelin e saj në shkurt, para se të goditej nga virusi. Në përgjithësi, produktiviteti pësoi rënien e tij më të madhe të parë ndonjëherë në tremujorin e dytë. Turizmi u godit më keq, me tre të katërtat në muajt e fundit.”– ka deklaruar Jonathan Athow, zv. drejtori kombëtar në ONS.
Prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani Britania e Madhe ka shënuar 312,789 të infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur 43.628 të tjerë.
Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 20,526,098 persona. Ndërkohë 745,981 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,448,753 qytetarë.
Burimi: TheGuardian
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!