Kosova kërkon një mijë mësues/ Nisja e mësimit, do të shtohet numri i klasave

Fillimi i vitit të ri shkollor në pandemi parashihet të rrisë shpenzimet e qeverisë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Advertisements

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjik, Ramë Likaj ka kërkuar buxhet shtesë për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve rezervë, të cilët bazuar në masterplanin e hartuar, do të shfrytëzohen në rastet kur mësimdhënësit e rregullt mund të infektohet me koronavirus apo klasat të ndahen në disa grupe.

Shpërndarja e tyre nëpër komuna do të bëhet bazuar në kërkesat e shkollave.

Advertisements

Gatishmëri për ndihmë financiare shprehu Kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se miratimi i planit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme.

Likaj po ashtu ka kërkuar që masterplani të hartohet në kuadër të pakos Covid 19, i cili mundëson dhe lehtësim në procedura të prokurimit. Derisa ka informuar se komunat kanë shprehur gatishmëri për fillimin e procesit mësimor.

Bazuar në situatën pandemike, ministria ka paraparë tri variante të zhvillimit të procesit mësimor. Varianti i parë është kthimi i tërë nxënësve në klasa, varianti i dytë ndarja e nxënësve në dy grupe të cilët me rrotacion mund ta ndjekin një javë mësimin në klasa dhe një javë online, kurse varianti i fundit është që të gjithë të ndjekin mësimin vetëm online.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakS’i takojnë dot, por nuk i lënë vetëm asnjë çast! Familjarët e pacientëve me COVID kanë ‘merak’, flenë në oborrin e spitalit, PAMJET e njerëzve të shtrirë në bar
Artikulli tjetërHistori ma kthi prej Covid-it/ Shërohet pas 115 ditësh italiani i infektuar, negativ pas 28 tamponësh