Koronavirusi i mori jetën, Presidenti Meta mesazh për ish-kryebashkiakun

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka reaguar i trishtuar pas lajmit për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të parë të Përmetit, Dhimitër Nasit, i cili e humbi betejën me koronavirusin.

Advertisements

“Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

“Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit!”, thotë presidenti.

Advertisements

Postimi i Presidentit Meta:

Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri!

Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!

Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!
U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlori Mumajesi reflekton në 38-vjetorin e tij: Më kanë shkelur çdo ditë të jetës
Artikulli tjetërKush është ish-ministri serb qe zgjodhi jugun e Shqipërisë për pushime, foto nga plazhi