Kontrolli i nxjerr zbuluar, e pësojnë keq pronarët e 4 lokaleve, ja gjoba

Ne vijim te kontrolleve për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia ne Korce ka evidentuar 4 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Advertisements

Per pasoje jane ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronarët e 4 lokaleve të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Advertisements

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Korçë e Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:
– Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
– Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
– Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;
Në Pogradec, u konstatua
-Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid19, Polonia mbyll kufijtë me shumë vende për shkak të virusit, po me Shqipërine?
Artikulli tjetër“Qeveria shqiptare duhet të testonte qytetarët e saj”/ Ish-kandidati për deputet në parlamentin grek: Emigrantët i presin zgjidhjet nga shkopi magjik