Koloneli i njohur zbardh prapaskenat: Ja si Greqia po tenton të rikthejë marrëveshjen e 2009 me Berishën, harta e re projekt pushtimi

Koloneli i detit Myslim Pashaj ka hedhur dyshime të forta mbi planet e Greqisë për zgjerimin e territorit të saj me 12 milje.

Advertisements

Në një material dërguar për gazetën “SOT”, profesor Pashaj ka analizuar hartën e publikuar nga mediat greke, e cila pretendohet se synohet të arrihet nga Athina. Sipas tij, Greqia duket se po tenton të arrijë sërish te pakti i 2009. “Në këto ditë të shqetësuara dhe me ndjeshmëri të lartë të opinionit shqiptar më së fundi, qeveria greke nuk e ka mbajtur më sekret qëllimin e saj, se pas të Drejtës Ndërkombëtare Detare të kalimit nga 6 md në 12 md, ka përfshirë në të njëjtin dokument Hartografik edhe delimitimin njëanshëm të vijës kufitare detare të Detit Territorial të Shqipërisë në 112 km gjatësi, nga mesi i Ngushticës së Otrantos deri në gjirin e Ftelias, në puqje me Piramidën tokësore nr 49. I bëjmë me dije opinionit se harta që këto ditë keni parë, bart brenda saj, me simbole të qarta hartografike projektin e ndarjes së detit në Kanalin e Korfuzit, që është hapësirë e Detit Territorial të të dy vendeve. Lutem, lexoni dhe ndiqni hartën e cila përvijon qëllimin për Projektin e nesërm të zbatimit të diktatit “duke e ndarë Detin me mënyrën e vijës së mesit, baraslarguar nga brigjet”, e aplikuar në vitin 2009 në Paktin Detar, tanimë të përmbysur”, ka deklaruar Pashaj. Koloneli i cili në 2009 rrëzoi paktin e Berishës me grekët, shprehet se harta në fjalë nuk është gjë tjetër veçse një projekt pushtimi. Ai ka kërkuar sa më shumë reagim për këtë çështje. “Ju po shikoni një hartë të re, ku Shqipëria është përballë Arkipelagut të Korfuzit. Ajo është harta e re e përfituar jo vetëm nga zgjerimi në 12 md, por nga fshehtësia e depërtimit në këtë debat të madh, të synimit strategjik të Republikës së Greqisë. Dhe ne nxjerrim zëdhënës e zëmarrësa për të shpjeguar dhe lehtësuar zgjerimin në 12 md, kur në Kanalin e Korfuzit, është shtrirë Projekti i pushtimit, gëzohemi për bukurinë e hartës dhe të simboleve të saj, sepse jemi të pazotë, të paaftë për t’u përballur në njohje dhe mbrojtje inteligjente të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, në Negociata”, ka vijuar ai.

Detajet e hartës

Advertisements

Myslim Pashaj ka analizuar me detaje hartën e publikuar nga mediat greke. Sipas tij vëmendja duhet përqendruar te arkipelagu i Korfuzit. Sipas tij kjo hartë është identike me atë të 2009, e firmosur nga qeveria “Berisha”. “Kjo hartë është vizatuar dhe përtërirë pa dijeninë e Shqipërisë. Lexojeni këtë hartë! Mos u merrni me fantazira kapërcimi nga Korfuzi në Kalanë Borshit, as nga Kepi Sidero në Porto Palermo, as nga Erikuza drejt Qafës së Llogarait, por shikoni me kujdes se si e ka ndarë Greqia kufirin aq shumë të përfolur. Lexojeni! Ka tre ditë që është botuar dhe publikuar harta dhe askush nga ne, fjalamanët dhe sharësit e pagdhendur politikë, nuk ndihemi por bëjmë projekte për të ngrënë njëri tjetrin. Ndiqni me vëmendje, hartën e Arkiplagut të Korfuzit! Në krahun perëndimor dallohen hapësirat e Detit Territorial të zgjeruar nga 6 md në 12 md e përvijuar me pika të bardha deri në përfshirje të Othonoit dhe në veri të ishullit Erikuza. Vija ndarëse e mëtejshme është me pika të kuqe e cila përshkon gjithë Kanalin e Korfuzit deri në Gjirin e Ftelias, tek piramida 49. E gjitha kjo vijë është “toidhio” si ajo e vitit 2009! Greqia fqinjë realizon objektivët e saj strategjikë kurse ne i bjemë tamburasë së Detit”, ka vijuar Myslim Pashaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak55 vjeçari i diagnostikuar me Covid udhëton me autobus drejt Kakavijës dhe kthehet nga policia shqiptare, rrezikon 2-5 vite b urg
Artikulli tjetër5 shenjat e horoskopit me karakterin më të fortë