Koalicioni shqiptar fitoi 2 mandate deputetësh, qytetarët festojnë kuq e zi në Mal të Zi

Koalicioni shqiptar ka arritur të fitojë 2 mandate në zgjedhjet në Mal të Zi dhe kjo ka bërë që në komunën shqiptare të Tuzit, të gjithë qytetarët të fillojnë të festojnë kuq e zi.

Advertisements

Kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, në një mesazh drejtuar qytetarëve pas fitores tha se do të vazhdojnë projektin pavarësisht rezultatit total.

“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”, tha ai.

Advertisements

Ndërkohë janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurtë, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama e uroi ne gjuhen serbe/ Pas 30 vitesh në pushtet, partia e Gjukanoviç del në opozitë
Artikulli tjetër“Përqendrimi i virusit, shumë më i lartë se ç’mendohej”, studimi shqetësues për infektimin nga fëmijët