Një 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Durrësit me akuzën e vjedhjes. Ajo hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë. Vajza me banim në Tiranë pikaste shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur me pushime në Durrës. Rezulton se e reja është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje. Ajo u merrte portofolat apo çelësat e dhomës së plazhit.
Advertisements
Njoftimi Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D. Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
Advertisements
Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!