Jonida Çeliku, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Shijakut, në të cilën dy mjekë janë proceduar penalisht nga policia pas vde kjes misterioze të 36-vjeçares Margarita Keci, thotë se shërbimi të ndjerës i është dhënë.
Advertisements
“Ja kemi bërë yzmetin, çfarë kemi pasur mundësi, ia kemi dhënë ndihmën. Ne nuk na kanë denoncuar familjarët. Vajzën e ka pritur mjeku i familjes dhe më pas ajo ka shkuar në spitalin e Durrësit në mënyrë private. Shkakun e vde kjes nuk e dimë, do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do e përcaktojë“, është shprehur drejtoresha e Qendrës Shëndetësore.
Mësohet se e ndjera vuante nga stomaku, nga gastrit akut.
Advertisements
Njoftimi i Policise dje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.
Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!