Një ngjarje e rëndë ka tro nditur Tiranën mëngjesin e sotëm, ku një i ri i prekur me COVID-19 u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se 29-vjeçari ka qenë i prekur me Covid, rast i konfirmuar, dhe kishte mbërritur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që mësohet se ai po shkonte drejt shërimit.
I riu është hedhur nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t’i bërë injeksionin. Ka qenë infermierja që nuk e ka gjetur më pacientin në krevat, pasi kishte shkuar që të merrte një tjetër medikament.
Advertisements
29-vjeçari me inicialet Xh.L ishte drejt shërimit dhe nuk kishte më simptoma. Ndërkohë, mjekët dyshojnë se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!