Një qytetar, i cili pret në Kpshticë për të kaluar kufiirn pasi pala greke mbylli punën me kalimin e 300 qytetarëve, ka një tjetër shqetësim. Emigranti, të cilit tashmë i është djegur tampon, pasi kanë kaluar tre ditët që e ka bërë, shprehet se do të kthehet në Tiranë për ta bërë sërish, por i vjen keq sepse ka edhe shumë foto me Ramën.
Advertisements
“Më mbaron tamponi sonte, do iki për Tiranë tani. Mora furgonin të iki. Ai thotë prit nesër shansin, po sikur shansi të më thotë qërohu. 100 euro i pagova, do paguaj edhe 100 e ca. Kam lopatën tek autobusi, kazonat, fuciat. Më vjen shumë keq se kam bërë shumë foto me Ramën, edhe bisedime, kemi llafos,”- u shpreh ai për Faxnews.
Në Kapshticë janë rikthyer radhët. Mbi 60 emigrantë shqiptarë do të presin deri nesër në mëngjes që pala greke të rinisë punë, pasi sot, me kalimin e 300 personave, siç është kuota e vendosur së fundmi, mbyllën gjithçka.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!