Me disa foto nga pushimet e verës, moderatorja Dojna Mema ka vendosur të ndajë disa momente nga ditët e relaksit me familjen e saj. Në postimin e fundit Dojna ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ndjera motrës së saj, me të cilën duket se ka një lidhje shumë të ngushtë.
Advertisements
“Ti s’mund t’i dish ditët kur i lutesha mamit të më bënte një motër ose të më blinte këpucë me taka. Që pasi ajo bëri zgjedhjen e saj, unë mora dhuratën më të bukur në botë dhe sigurisht nuk mësova kurrë të eci mbi taka. Po ju çfarë do t’i thonit tani motrës suaj?”, ka shkruar Mema në postimin e saj në ‘Instagram’.
Dojna ka treguar me postimet e ndryshme lidhjen e fortë që ka me familjarët e saj, me të cilët kalon një pjesë të mirë të kohës përveç angazhimeve në punë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!