KPK ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli.
Advertisements
Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që shpëtoi Dritan Dajtin nga bu rgimi i përjetshëm, i dë nuar për vr asjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.
Gjyqtari ka pasur probleme të shumta me pasurinë.
Advertisements
Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Alks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës.
Në vitin 2015, ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!