Humb jetën nga Covid-19 polici (EMRI+DETAJET)

Edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari.

Advertisements

Rudari përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se polici Hakif Hodolli ka vdekur ditën e sotme pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Advertisements

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Hakifi ishte pjestar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Ertugrul’ surprizon vajzën për ditëlindje
Artikulli tjetër“Miliona njerëz do të vde sin”/ Bill Gates tregon kur do të jetë fundi i pandemisë