Historia e dhimbshme e Anës/ Fitoi luf tën me COVID-19, 59-vjeçarja nga Tirana tregon çfarë i ka ngelur peng

Ana është një zonjë 59 vjeçare nga Tirana, e cila ishte e infektuar nga koronavirusi po r fatmirësisht ia doli ta mposhtë atë.

Advertisements

Ajo është ende e dobët dhe e lodhur nga ajo që ka kaluar, ndërsa rrëfen për News24 historinë e saj.

Gjithçka nisi në mes të korrikut kur temperatura 37.5 bëri që ajo të dyshonte se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa gjendja përkeqësohe ditë pas dite dhe e detyruan Anën të bënte skanerin e mushkërive në një klinikë private, pasi asnjë nuk po vinte t’i bënte tamponin edhe pse ajo e kishte kërkuar.

Advertisements

Ditën e 9 pas shfaqjes së simptomave Ana u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku pas diagnostikimeve mjekët i rekomanduan ta vazhdonte terapinë në shtëpi, pasi i duhej të kujdesej për të atin e moshuar, i prekur edhe ai thuajse në të njëjtën kohë nga koronavirusi.

Pas më shumë se 1 muaji vuajtjesh fatmirësisht ajo yashmë është mirë, por ajo që kaloi do të mbetet gjatë në kujtesën e saj, pasi në shtratin e sëmundjes për disa ditë qëndroi edhe babai i saj, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Ky është pengu që Ana thotë se do ta shoqërojë gjithë jetën, ndërsa shton se çdo terapi e ka mbuluar me shpenzimet e veta, pasi spitali nuk ofronte asgjë për pacientët që kuroheshin në shtëpi.

59 vjeçarja iu bën thirrje të gjithëve, edhe skeptikëve; që të bëjnë kujdes për të parandaluar prekjen nga COVID-19. Ajo kërkon nga të gjithë që nëse nuk kujdesen për veten, të paktën të kujdesen për të tjerët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Rrufeja vr et dhjetë fëmijë në një fushë futbolli
Artikulli tjetërRoza Lati bën prezantimin: Ky është i dashuri im i ri! Keni inat(Video)