Hapet “Ishulli i Parajsës”, lejohen vetëm ata që kanë kaluar Covid-in, ja çfare duhet te ndiqni

Ishulli piktoresk i Fernando de Noronha është hapur sërish për turistët. Nga kjo javë destinacioni popullor turistik në Brazil është i hapur për vizitorët, por vetëm për ata që e kanë kaluar koronavirusin. Turistët duhet të provojnë se janë infektuar me sëmundjen dhe janë shëruar plotësisht prej saj. Ata do të duhet të paraqesin një nga dy llojet e testeve, testet e virusit PCR ose testet e antitrupave IgG, të cilët duhet të bëhen të paktën 20 ditë para mbërritjes në ishull.

Advertisements

Guilherme Rocha, administratori i arkipelagut, thotë se qeveria lokale po punon për të rritur ekonominë e ishullit, i cili është 211 milje larg brigjeve të bregdetit veri-lindor të Brazilit. Ishulli ka rreth 3,500 banorë rezidentë dhe u mbyll për të huajt në 21 mars.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE hënë përvëluese, sot dita më e nxehtë e muajit
Artikulli tjetërPasojat e pandemisë: Mbyllen 32.4 mijë biznese, dalin të papunë 57 mijë persona