Greqia nxjerr anijet luf tarke në det dhe kërc ënon Turqinë

Mes një përpjekje të re diplomatike, të udhëhequr nga Berlini, për të shuar tensionin midis Greqisë dhe Turqisë, Athina ka bërë të qartë se perspektiva e Ankarasë që njofton veprimtari eksploruese në jug ose në lindje të Kretës që janë të përcaktuara në memorandumin Turqi-Libi është një vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet.

Advertisements

Ekziston një prani në rritje ushtarake e forcave Greke dhe aleatëve, kryesisht në bazën e Souda në Kretë, ndërsa Greqia dhe Franca vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak. Athina është në bisedime me Parisin për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale ndërsa Spanja dhe Britania e Madhe janë të interesuara të furnizojnë fregata në Greqi, shkruan Kathimerini.

Ndërkohë Athina po pret të kuptojë nëse forcat e armatosura turke, siç presin disa, do të fillojnë të marrin pozicione të përparuara në Egje dhe Mesdheun Lindor nga e hëna.

Advertisements

Ndërkohë Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pritet të vizitojë Athinën dhe Ankaranë të martën, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit të Berlinit për rifillimin e një dialogu Greko-Turk.

Athina iu ‘kundërpërgjigj’ forcave turke me anijet (Navtex), duke deklaruar se forcat e saj ajrore dhe detare do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në një zonë që mbivendoset me atë të rezervuar nga Ankaraja.

Masa është një përgjigje ndaj vendimit të Turqisë për të zgjatur studimet sizmike për naftë dhe gaz natyror në Mesdheun Lindor, në jug të ishullit Kastellorizo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Rinia po ikën’/ Basha shpalos planin: Do frenojë largimin e tyre, do çlirojmë tregun nga monopolet
Artikulli tjetër‘Tërbohet moti/ Koha e keqe godet Italinë, breshëri e stuhia shkatërrojnë gjithçka (FOTO)