Greqia mbush me forca speciale ishullin përballë Turqisë, përgjigjet menjëherë Ankaraja

Në mes të tensioneve që janë në kulm dhe paralajmërimeve për luftë nga ana e Turqisë, vendimi i fundit i qeverisë greke për të dërguar ushtarë në ishullin Kastelorizo duket se i ka hedhur benzinë zjarrit.

Advertisements

Në një reagim të fundit, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Omer Çelik e cilësoi vendimin për të dërguar forcat speciale në ishullin në fjalë si një pirateri të kohëve moderne duke theksuar se Greqia do të marrë përgjigjen e duhur për veprimin e kryer.

Greqia dërgoi një ditë më parë një numër të madh ushtarësh në ishullin vetëm 2.8 kilometra përballë Turqisë duke shkaktuar reagim të fortë të Ankarasë. shkruan abcnews.al.

Advertisements

Turqia këmbëngul se në marrëveshjet e mëparshme mes këtij shteti, Greqisë dhe Fuqive të Mëdha është vendosur që ishujt në fjalë të jenë të demilitarizuar.

Prej disa muajsh, Turqia dhe Greqia janë në një situatë konfliktuale me njëra-tjetrën për shkak të pretendimeve në Egjeun Lindor.

Ishulli ku Greqia dërgoi ushtarët është molla e sherrit mes dy shteteve, pasi Turqia këmbëngul se Kastelorizo s’duhet të ketë Zonë Ekskluzive Ekonomike për shkak se ndodhet shumë pranë bregut turk, ndërsa Greqia pretendon të kundërtën. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shtrëngoni dhëmbët”/ Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19
Artikulli tjetër“Luftanijet turke do të shkojnë në Vlorë dhe Sarandë”, Spartak Ngjela su lmon ashper kryeministrin Rama për çështjen e detit me Greqinë