Moti i keq ‘mbër then’ Italinë, rrëzohen pemët, shka tërrohen makina e çati banesash

Një valë moti të keq ka përfshirë pjesën veriore të Italisë me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe përmbytje në disa zona.

Advertisements

Në Varese rryma e ujit ka qenë aq e fortë sa ka rrëmbyer një burrë 38 vjeçar, i cili është shpallur i humbur. Janë me qindra ndërhyrjet e zjarrfikësve në Milano për të larguar ujin në banesa dhe pemët e rrëzuar. Në qytet era e fortë shkatërroi çatinë e një bujtine, miqtë e së cilët tashmë janë akomoduar në një vend tjetër.

Situata nuk pritet të përmirësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye Mbrojtja Civile ka nxjerrë alarmin e kuq në pjesën qendrore të Lombardisë, të paktën deri të dielën.

Advertisements

Autoritetet lombarde njoftojnë se situata më e rënduar paraqitet në veri të Milanos, mes Sesto San Giovanni dhe Monzës. Në Kremoneze breshër me përmasa tepër të mëdha goditi zonat e Quattrocase, Fossacaprara e Roncadello.

Departamenti i Mbrojtjes Civile parashikon reshje të dendura dhe përmbytje të mundshme në Lombardi dhe për këtë arsye ka paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesshëm. Alarm për përmbytje ka dhe në Friuli, Liguria e Toscana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlotësimi i kuotës në Kapshticë, Policia Kufitare: Nuk ka më kalime, mos u nisni drejt kësaj pike
Artikulli tjetërKonflikti Greqi-Turqi/ Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve