Fluksi i kërkesave për pasaportë dhe kartë identiteti të shqiptarëve që jetojnë në Greqi ka krijuar një situatë të pazakontë të radhëve të gjata në ambasadën greke, çka ka detyruar Ministrinë e Jashtme të ngrejë një grup të posaçëm pune.
Advertisements
Zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj tha për A2 se stafi në zyrat e Selanikut e Athinës është dyfishuar, e kërkon të vijohet me aplikimet në portalin e-albania dhe e-konsullata për të shmangur radhët.
“Po bëhet një vlerësim për nevojën për shërbime dhe për stafin që është në punë”, thotë Xhafaj. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit diplomatik, pjesa më e madhe nuk janë me pushime, por duke ofruar shërbime. Në vendet ku është e përfaqësuar, zyrat shqiptare janë të gjitha të hapura.”-tha ai.
Advertisements
Sa i përket lëvizjeve të shqiptarëve drejt vendeve të BE, Xhafaj sqaron se kufizimet vazhdojnë, sa kohë BE reduktoi në 11 numrin e shteteve qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt unionit.
Kufizimi i lëvizjeve, nuk prek diplomatët, të cilët, sqaron Xhafaj kanë vijuar komunikimin me qëllim caktimin e një date për tryezën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!