Me orë të tëra para dyerve të spitaleve Covid, këta qytetarë presin të mësojnë për gjendjen shëndetësore të të afërmve.
Advertisements
Më fatlumët mund të mësojnë për situatën e të afërmve kur ata janë në gjendje të mirë, por për të tjerët gjithçka vështirësohet.
“Nuk na jep njeri informacion zyrtar, një e drejtë që i takon cdo qytetari. Kush është më mirë del në dritare dhe thotë që është mirë. Informacioni sigurohet vetëm me ndonjë sanitari apo infermiere.”
Advertisements
Ankthi bëjnë që të qëndrojnë dhe me ditë të tëra pranë ambienteve të Sanatoriumit.
“Edhe përgjigjen, edhe nuk përgjigjen. Rrimë presim.”
“Nuk na japin informacion prej 10 ditësh. I kemi dhënë numrin doktorit, por asnjë gjë. Ikim në darkë, se s’mund të rrimë roje pas dere.”
E njëjta situatë është edhe në spitalin Infektiv, ku koordinimi për informacion mungon.
Familjarët nuk lejohen në ambientet e brendshme të spitalit, ndaj edhe ushqimi nga shtëpia dërgohet në orare të caktuara.
Të lodhur dhe të frikësuar mundohen të gjejnë çdo rrugë për të mësuar sado pak për situatën e pacientit, e sigurisht ata që kanë të afërm në spital kanë dhe mundësinë më të madhe për tu qetësuar.OraNews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!