Etrit Berisha bëhet gati për një rilkthim të bujshëm te Atalanta për të luajtur me të në Ligën e Kampioneve. Ky është lajmi që vjen nga përtej Adriatikut, ku insistohet se gardiani kuqezi do të kthehet në Bergamo pas pak ditësh, ndonëse këtë radhë si futbollist i huazuar nga SPAL.
Advertisements
Portieri do t’i jape lamtumirën pas pak ditësh skuadrës së SPAL, pasi nuk do të luajë me të në Serinë B. Portieri i përfaqësueses shqiptare është i ndërgjegjshëm se me cilësitë e tij mund të ketë vend në shumë prej skuadrave të Serisë A dhe sipas klauzolave të kontratës, ka lajmëruar klubin që zotëron kartonin e tij se dëshiron që të qëndrojë përsëri në elitë.
Klubi i parë që ka trokitur në dyert e SPAL është pikërisht Atalanta, që ka nevojë për një portier shumë cilësor për pjesën e parë të sezonit. Arsyeja është se titullari Golini është dëmtuar dhe do të mungojë të paktën në dy muajt e parë të kampionatit. Mendohej se do të bëhej një ndërhyrje në merkato për të blerë Perin, por Gasperini ka insistuar te kthimi i Berishës në huazim për një vit, pasi njeh mirë gardianin, anët e forta dhe të metat e tij, ndaj mund të planifikojë me të gjithçka derisa Golini të jetë përsëri i gatshëm.
Advertisements
Kështu, Berisha do të jetë përsëri protagonist në Seirnë A me zikaltërit, me shpresën që SPAL të rikthehet në elitë e më pas ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së qytetit të Ferrarës, gjithmonë nëse nuk bind Atalantën që të riblejë kartonin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!