Erdogan entuziast: Zbuluam 320 miliardë metër/kub rezerva të gazit natyror

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar para mediave, se vendi i tij ka bërë zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e Detit të Zi.

Advertisements

” Sot ne ju njoftojmë lajmin më të mirë me rëndësi historike për vendin tonë. Energjia ka një rëndësi të madhe për pavarësinë kombëtare, si dhe një element kryesor i zhvillimit. Zoti hapi derën për ne me një pasuri të pashembullt. Pas të gjitha lojërave që luhen në Mesdheun Lindor, beteja për shpërndarjen e burimeve të energjisë është më e madhja. Por ne sot nuk do të kemi nevojë për ndihmën më të vogël nga jashtë sepse Turqia bëri zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e Detit të Zi. Anija jonë Fatih Drilling filloi më 20 korrik kërkimet në det në Danub, duke zbuluar 320 miliardë metër kub rezerva të gazit natyror, më e madhja e zbuluar ndonjëherë në histori”

Gjetja e madhe mund të ndihmojë vendin në shkurtimin e varësisë ndaj importit të energjisë, dhe do të plotësojë nevojat e Turqisë për 20 vjet.

Advertisements

Zbulimi i gazit vjen në një kohë që tensionet mes Athinës dhe Ankarasë per mesdheun janë në kulmin e tyre.

Turqia rifilloi kërkimin javën e kaluar, pasi negociatat e ndërmjetësuara nga Gjermania u ndalën menjëherë teksa Athina njoftoi arritjen e një marrëveshje me Egjiptin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak8-vjeçarja gjendet e paj.etë në vaskë/ E rëndë, aku.zohen i ati i saj dhe njerka
Artikulli tjetërRama nxjerr videon nga Bypassi i Fierit: Kështu do të jetë dhe ai i Vlorës apo Milot- Rrogozhinë, të mendosh që numëroheshin si të bëra