Elvis Naçi nënshkruan marrëveshje me Arben Ahmetajn: Ja sa banesa do ndërtohen në Thumanë, qeveria shton edhe 5.7 mln euro

Ministria e Shtetit për Rindërtim, përfaqësuar nga ministri Arben Ahmetaj, dhe Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 168 banesave për të pastrehët në Thumanë.

Advertisements

Ky fondacion mblodhi plot 9 milionë e 50 mijë euro nga donacionet e mijëra shqiptarvëe brenda vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, deri në SHBA e më tej.

Mbledhja e fondeve nisi menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mbi 3,000 të plagosur dhe shkatërroi mbi 14,000 banesa.

Advertisements

Një prej zonave më të goditra nga tërmeti ishte epiqendra, në Thumanë, ku edhe janë planifikuar të ndërtohen banesat e reja.

Njoftimi i ministrit Ahmetaj:

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojëte hedhë themelet e para.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFluksi i madh në dyert e ambasadës për pasaportë dhe kartë identiteti, Ministria e Jashtme ka një njoftim te rëndësishem për shqiptarët në Greqi
Artikulli tjetërQeveria merr vendim për punëtorët e transportit rrugor që humbën vendin e punës