EKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për trajnerin e ri, ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se të hënën Ahmataj do të bëj prezantimin para skuadrës.

Advertisements

Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t’i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin.

Ahmataj pason në stolin korçar Ilir Dajën, i cili mori drejtimin e Partizanit. Aktualisht drejtuesit e klubit po mundohen të kompletojnë grupin me disa afrime pas largimeve të shumta. Strategjia është e qartë: Skënderbeu do të bazohet tek të rinjtë, me synimin për t’i afirmuar në Superiore dhe më pas t’i shesë në klubet e tjera.

Advertisements

Klubi është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, por nuk ka asnjë datë të sigurtë se kur mund të ketë një konkluzion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”: Të nisë zbatimi i tij menjëherë
Artikulli tjetër‘Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë me Covid’, Besnik Mustafaj: Janë rreth 6000 kandidatura në PD, ja kur do përfundojë përzgjedhja e parë