Policia dhe autoritetet shëndetësorë kanë njoftuar se së paku tre imigrantë – dy burra dhe një grua – vdi qën nga një zjarr që shpë rtheu në një barkë me të cilën po lundronin rreth 20 persona afër bregdetit jugor të Italisë.
Advertisements
Autoritetet shëndetësore në qytetin bregdetar të Krotones njoftuan se pesë imigrantë janë lënduar nga zjarri, duke shtuar se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Reuters.
Komandanti policor, Emilio Fiora, njoftoi se dy policë janë lënduar gjatë përpjekjeve për ta vendosur barkën në një zonë të sigurt. Sipas tij, flaka erdhi nga motori i barkës dhe në të kishte një shpë rthim.
Advertisements
Fiora gjithashtu bëri të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar për t’u siguruar se nuk ka njerëz të tjerë në ujë.
Italia është përdorur shumë si rrugë për të hyrë në Evropë nga qindra mijëra azilkërkues, por numri i tyre ra në masë të konsiderueshme pas shtypjes së traf ikantëve nga autoritetet libiane.
Deri më tani gjatë vitit 2020, rreth 18 mijë imigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!