Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, Anila Çota është konfirmuar pozitive me koronavirus. Në një prononcim për Fax News, bëri me dije se zyra po punon me staf të reduktuar, ndërsa pjesa tjetër nga shtëpia për të mos pezulluar punën.
Advertisements
Çdo qytetar do të marrë shërbimin e nevojshëm përmes shërbimit postar apo email-it. “Të gjitha detyrimet tona ligjore po kryhen në afat pa sjellë asnjë pengesë pavarësisht gjendjes time shëndetësore. Të lutem mos i panikosni qytetarët se po më telefonojnë të shqetësuar në lidhje me nevojat e tyre.
Unë tashmë i kam deleguar kompetencat e mia sipas ligjit dhe gjithçka kryhet konform kërkesave. Tamponit i janë nënshtruar edhe familjarët e mi, të cilët në testin e parë kanë rezultuar negativ”, u shpreh Çota.
Advertisements
Një ditë më parë, përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi se Elbasani ishte qyteti i dytë pas Tiranës me numrin më të lartë të të infektuarve për periudhën 24 orëshe me 19 raste të reja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!