Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në ishullin e Sazanit, pasi anija turistike Mogila, ka pësuar avari. Vetë turistët, deklaruan për Dosja.al se që në nisje, kishin vënë re anija ecte shumë ngadalë dhe se i punonte vetëm një motor.
Advertisements
Ndërsa, kur janë bërë gati për t’u kthyer anija pësoi avari dhe ngeci. Turistët shprehen se janë detyruar që të kthehen në Vlorë me një tjetër anije, teksa shtojnë se kjo ngjarje u ka prishur të gjithë ditën. Ata shtojnë se askush nuk duhet të gënjehet nga çmimi që vendosin këto agjenci turistike dhe të përfundojnë me një anije të ndyshkur si Mogila.
“Përshëndetje, jemi disa turistë të anijes Mogila dhe u joshëm nga çmimi i lirë që kishte anija por nuk e dinim për problemet e mëdha që do hasnim .Që në nisje pamë që anija ikte shumë ngadalë dhe vetëm një motorr i punonte dhe koha për të arritur deri në Sazan ishte më e gjatë se çdo anije tjetër pasi i shikonim të na kalonin edhe pse ishin nisur më shpejt se neAmbienti i brëndshëm ishte i papërshtatshëm dhe me ndryshk ngado. Pas një stërmundimi të gjatë mbërritëm në Sazan por gjatë qëndrimit aty na than se anija ishte prishur dhe ndoshta do qëndronim deri pasdite në Sazan .Pasagjerët e tjerë kërkuan që të ktheheshin dhe na hipën në një anije tjetër por na u prish e gjithë dita .Anija ka ngelur e prishur në Sazan. Këtë mesazh e dërgoj që mos të gënjehen dhe të tjerë nga çmimi siç u gënjyem dhe ne dhe përfunduam në një anije të kalbur dhe me probleme.Agjensitë mund ta zbukurojnë dhe të japin çmime të lira por kur vjen dhe hipën sipër te Mogila përjeton problemet që patëm dhe ne sot .Mos u gënjeni si ne,”- shprehen ndër të tjera ata.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!