E bujshme! “Do largohem”, Mesi rrëfehet te lojtarët. Nis “lu fta” e milionave mes 3 klubeve

Gjithmonë e më larg. Por kjo nuk do të thotë që do të ndahen, sepse të ndash Lionel Mesin me Barcelonën është një operacion titanik. Megjithatë, “ngrica e madhe” e marrëdhënies mes Leos dhe presidentit Bartomeu është e qartë. Mungesa e dorëheqjes nga presidenti për këtë situatë të krijuar është diçka që e shtyn akoma më shumë kapitenin e Barcelonës të mendojë se largimi është opsioni i duhur.

Advertisements

Te Barcelona ka një qetësi të frikshme dhe gjërat lëvizin shumë ngadalë, a thua se nuk ishte ajo skuadra që pësoi 8 gola nga Bajerni dhe u turpërua. Kjo është ajo që shqetëson shumë Lionel Mesin.

Kushti – Mesi është i tër buar, po reflekton dhe po mendohet. Bartomeu po pret. Një lojtar i Barcelonës i ka thënë gazetarit brazilian Marselo Beçler (ai që raportoi i pari largimin e Nejmarit) se Leo ka paralajmëruar presidentin dhe i ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Madje, kjo gjë thuajse u konfirmua ditën e djeshme kur “ESPN” raportoi se Mesi u ka thënë edhe shokëve të skuadrës se aventurës së tij në klub i ka ardhur fundi dhe po mendon të provojë diçka të re.

Advertisements

Barcelona aktivizoi mediat e saj që të shkruanin se kjo gjë nuk është e vërtetë, por e vërteta është që Bartomeu nuk do ta mendojë aspak largimin e Mesit, ose më saktë nuk do ta pranojë. E di që në aspektin ekonomik do të ishte diçka e mirë, por i ka vendosur një kusht Leos: Ta pranojë ai publikisht lajmin që dëshiron të largohet. Bartomeu nuk dëshiron të jetë ai që do ta largojë “formalisht” kapitenin. Nëse argjentinasi dëshiron që të ikë nga “Camp Nou”, duhet ta thotë vetë përpara mediave.

Bartomeu në rrezik – Presidenti i Barcelonës e di që është me shpatulla pas murit. Për të ka vetëm dy rrugë: Të bindë Leo Mesin që të qëndrojë duke i ndërtuar një skuadër të frikshme, ndoshta edhe me afrimin e Nejmarit. Por kjo gjë duket e vështirë sepse mungojnë milionat.

Rruga tjetër është më e dhimbshmja, nisja e një projekti te Barcelona pa Lionel Mesin. 33-vjeçari duhet të marrë shumë shpejt vendimin. Skuadrat si Mançester Siti, PSG-ja dhe Interi janë duke e ndjekur me vëmendje. Milionerët kinezë dhe sheikët arabë janë gati të nisin një luftë për të fituar shërbimet e yllit argjentinas.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë objekt misterioz gjendet në tokën shqiptare, arkeologët befasohen nga zbulimi: S’po e besojmë dot (VIDEO)
Artikulli tjetërElvana Gjata rikthehet në Instagram pas kaq kohe, poston fotot me mikun e zemrës