Kandidati për president, njëherësh kreu aktual i Pentagonit, Donald Trump e përshkroi ndikimin e Covid-19 mbi ekonominë amerikane si një mënyrë e Zotit për të testuar aftësitë e tij.
Advertisements
Ai ka dhënë një mesazh të fortë por në mënyrë komike gjatë një mitingu në Uiskonsin ku tha kishte biseduar me Zotin mbi ringritjen e ekonomisë dhe se vetëm një si Trump mund ta bënte.
“Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe tani duhet ta ribëjmë prapë. Ky është një testim për mua nga Zoti. Ai më ka thënë se e bëra një herë. Unë e pyeta nëse isha treguar i zoti në këtë gjë sepse vetëm unë mund ta bëja. Zoti më qortoi duke më thënë se nuk duhet të flisja kështu dhe më pas më tha se tani do të më duhet ta rindërtoj prapë ekonominë”.
Advertisements
Publiku qeshi me këtë deklaratë por Trump shtoi: “Dakord, po bëja shaka. Por, ekonominë unë do ta ringre prapë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!