Të paktën 800 njerëz në të gjithë botën kanë vd ekur nga dezinformimi i lidhur me koronavirusin në tre muajt e parë të këtij viti, thonë shkencëtarët.
Advertisements
Sipas një studimi të botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë dhe Higjenës, rreth 5.800 njerëz u pranuan në spital si rezultat i informacionve të rreme në rrjetet sociale.
BBC raporton se shumë vdi qën sepse pinin metanol ose pastrues me bazë alkooli. Ata gabimisht besuan se këto produkte ishin një kurë për virusin.
Advertisements
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se “infodemia” e “koronavirusit” po përhapet po aq shpejt sa vetë virusi, dhe teoritë e konspiracionit, thashethemet dhe stigmat kulturore kanë kontribuar në vdekje dhe lëndime.
Shumë nga vi ktimat ndoqën këshilla që i ngjanin informacionit të besueshëm mjekësor – të tilla si ngrënia e sasive të mëdha të hudhrës ose gëlltitja e sasive të mëdha të vitaminave – si një mënyrë për të parandaluar infeksionin, thanë autorët e studimit.
Të tjerët pinin urinën e lopës. Të gjitha këto veprime kanë pasur pasoja potencialisht të rënda për shëndetin e tyre, thonë shkencëtarët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!