Pronari i një lokali në Shijak është gjobitur me një milion lekë, pasi organizoi dasma në biznesin e tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Advertisements
Policia, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.
Njoftimi i plotë:
Advertisements
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!