Covidi i merr jetën zyrtarit të lartë socialist, Rama bën postimin prekës

Është ndarë nga jeta ne moshën 65-vjeçare si pasojë e Covid 19 drejtori i konvikteve të Tiranës, dhe njëherësh kreu i PS-së në zonën e Laprakës, Ndue Ndoci. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Advertisements

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.

“Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Advertisements

Ndërkohë burime për faxweb.al bëjnë me dije se Ndoci ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak se kishte pasur komplikime të shenjave të sëmundjes. Rasti i tij pritet që të konfirmohet dhe në deklaratën e përditshme të Minsitrisë së Shëndetësisë.

Situata me Covid në vendin tonë vijon që të mbetet serioze, me spitalet Covid që pothuajse nuk kanë më shtretër, dhe me rritjen e ditë pas ditshme të numrit të personave që humbin jetën. Vetëm dje në vendin tonë u shënuan 146 raste të reja, 6 humbje jete si pasojë e Covid 19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMesoni si do të jetë moti për ditën e sotme
Artikulli tjetërPik ante nga Kakavija, gratë shqiptare nuk humbën kohë, ja cfare ben teksa prisnin radhën