Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me COVID-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.
Advertisements
Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.
Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, coronavirusi përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re.
Advertisements
Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me COVID-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari “.
Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.
Edhe pse COVID-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej coronavirusit mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.
COVID-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber. “Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh. Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!