COVID 19/ Mjeku Arjan Mezini: Shqipëria teston pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit

Ai thekson se në një ditë duhet të bëhen deri në 3 mijë testime, në mënyrë që situata të jetë nën kontroll.
TIRANË- Mjeku Arjan Mezini në emisionin “Opinion” në News 24 ka deklaruar se në Shqipëri po kryehen shumë pak teste, sa i përket COVID-19. Sipas tij kjo gjë bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit.

Advertisements

“Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali”,- tha ai.

Ai foli më tej se fluksin në spitale dhe tha se situata ishte më e rënduar në fillim të marsit.
“Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë”, tha ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekja angleze lëshon deklaratën bo.mbë: Në Itali po vdesin nga COVID-19 ata që kanë bërë vaksinën e gripit
Artikulli tjetërMjeku Arjan Mezini e thotë hapur: Trajtimi i Covid-19 me plazëm nuk është mrekullia, ka raste qe …