Bie në prangat e Policisë reperi i njohur nga Gjilani, Kastriot Aliu, i njohur me emrin artistik ‘Kastro’. Kastro është arrestuar për mos respektimin e masave, ku gjatë ditës së djeshme kishte filluar xhirimin e klipit të ri, por jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Advertisements
Reperi ishte arrestuar nga policia gjatë xhirimeve për mos respektimin e masave të COVID-19, reperi ndau një postim lidhur me këtë çështje dhe tregoi se tani është liruar.
“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë”.“Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!