Alarmante! 12 vik tima dhe 190 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 12 humbje jete dhe 190 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Advertisements

Sipas të dhënave të fundit, numri i vik timave nga COVID-19 ka arritur në 315. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec. Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 315 persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.059.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJuventus-Lion/ Supergol nga jashtë zone, Ronaldo përmbys rezultatin (VIDEO)
Artikulli tjetërFamiljarët nuk lejohen në spitalet Covid, ankth për gjendjen shëndetësore të pacientëve