Aks.ident i rëndë në Pogradec, shoferi humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Një aksi.dent i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Malinë, Mokër e Sipërme të Pogradecit, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit A. K., 43 vjeç, dhe ndodhet në gjendje të rëndë D. K., 48 vjeç që udhëtonte si pasagjer.

Advertisements

43-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur t’iu mbijetonte pla.gëve.

Njoftimi i policisë: Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:45, mbi fshatin Malinë, Mokër e Sipërme, shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar ky shtetas, si edhe shtetasi D. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në mjet.

Advertisements

Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRestoranti zë brenda dasmorët, të paktën 17 vi.ktima
Artikulli tjetër30 milion Euro filmin e ri të Holly.wood it për familjen Haklaj, ky është aktori që do luaj rolin e Fatmirit