Një 36-vjeçare është ndarë nga jeta në spitalin Durrësit ditën e djeshme, pasi kishte ardhur me urgjencë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht 2 mjekë, të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës.
Advertisements
36-vjeçarja, Margarita Keci ka humbur jetën në rrethana të paqarta në spitalin e Durrësit.
Mësohet as mjekët e Shijakut dhe ata të Durrësit nuk kanë arritur të përcaktojnë diagnozën se nga se vuante 36-vjeçaraja. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vde kjes.
Advertisements
Mjekët kanë deklaruar për policinë se kanë shërbyer në mënyrën më të mirë dhe nuk arritëm të zbulonim se nga çfarë vuante. Herë pas here 36-vjeçarja paraqitej në këtë qendër shëndetësore me të vjella dhe shtrëngim të kraharorit.
Mirëpo, mjeket pretendojnë se nuk arritën të kuptonin nga çfarë vuante 36-vjeçarja. Nga ana tjetër, familjarë janë të revoltuar pasi pretendojnë se nuk i është bërë shërbimi i nevojshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!