Detaje të reja kanë dalë 29-vjeçari, i cili u hodh sot nga kati i tretë i spitalit COVID2.
Advertisements
Mësohet se i riu me iniciale Xh.K kishte disa ditë që merrte mjekim në këtë spital. Ai ishte drejt shërimit dhe nuk kishte më simptoma. Ndërkohë, mjekët dyshojnë se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. I riu me iniciale Xh.K, i infektuar me COVID-19 u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka nisur hetimet.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!