Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht drejtori sportiv i ekipit “Partizani”, është fotografuar krah nipit të tij Gregor Rama dhe Gazmend Demi, Presidenti i të njëjtit ekip futbolli.
Advertisements
Fotoja e publikuar nga Dosja.al tregon Olsi, Gregun dhe Gazmendin, të veshur me tuta plazhi dhe me shpaka, e të ulur në një nga baret verore në zonën e plazhit në Dhërmi. Siç duket edhe nga imazhi, personi që flet është Presidenti i ‘Partizanit’, ndërsa Olsi Rama bashkë me djalin e kryeministrit dëgjojnë ‘historinë’ e tij.
Më herët, është raportuar edhe se kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet verore. Si çdo vit, kryeministri është instaluar në vilën e qeveritarëve në të njëjtën zonë ku është shkrepur edhe fotoja e sotme, në Dhërmi.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!