‘1 muaj luf të për jetën’, drejtoresha e ISHSH shërohet nga COVID-19: Falenderoj mjekët dhe ministren Manastirliu që është interesuar çdo ditë

Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, ka lënë ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte e shtruar për shkak të infektimit me COVID-19.

Advertisements

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Braho, e cila me anë të një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë kujdesur për të në këto ditë të vështira.

Gjithashtu ajo ka falenderuar edhe Ministren e Shëndetësisë që është interesuar çdo ditë për ecurinë e sëmundjes së saj, ndërsa bën apel për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës sociale.

Advertisements

Statusi i plotë:

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në l ufte per jeten. Por ja dola ….

Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu

Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rezik .

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.

Nje falenderim

te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator.

Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .

Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund. Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .

Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .

Falenderoj Zotin qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .

Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho .

Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Prezanton si të ishte në kafe’, Alesia Bami i përgjigjet “flakë për flakë” Xhensila Peres
Artikulli tjetërE rëndë në Greqi/ Burri go det me sëpatë në rrugë gruan se i kërkoi divorcin, 54-vjeçarja “mbulohet” nga gjaku