“Zonja ministre s’duhet të kompleksohet”/ Mjeku urolog: Nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do bëhet problematike kjo puna e…

Pas lajmit të dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se do të rritet numri i testeve të koronavirusit në vend ka reaguar mjeku urolog, Artan Koni.

Advertisements

Teksa e cilëson këtë një lajm të mirë, mjeku deklaron se testet janë të lira dhe buxheti i ministrisë del e tepron për pandeminë.

Po kështu, në mesazhin e tij në “Facebook”, Koni shton se nëse shtimi i rasteve dhe shndërrimi i QSUT-se në vatrën më të madhe të infeksionit konsiderohet “sukses”, as nuk do ta çojë ndër mend se çfarë do konsiderohej “dështim”’.

Advertisements

Postimi i plotë:

Kush sygjeron, kush vendos e kush zbaton ??

Laxova nje lajm te mire per te gjithe ne…uroj mos te jete lajm per konsum momental. Shume mire qe po shtojme kapacitetet e testimeve. Jo per gje por testet jane te lira dhe buxheti i ministrise del e tepron per pandemine. Sipas shifrave zyrtare te OBSH-se, gjate ketyre 3 muajve kemi kryer 25730 testime gjithsej. 1 test kushton mesatarisht 10 euro. Vetem per testimet kemi harxhuar rreth 250.000 euro…nderkohe qe minsitria e Shendetesise e ka buxhetin 400 milione euro. Pandemia nuk eshte asnjehere problem fondesh, por problem perparesish. Se si shperndahen parate, eshte ne dore te qeverise.

Pa dashur t’ju pres hovin…cfare i bie te keni bere gjate ketyre 3 muajve atehere? Ne kohe pandemie, shtimi i kapaciteteve mjekesore duhet te perfundoje brenda 2-3 muajve. Nese ky shtim perfundon pas 5 vjetesh, me vjen keq por nuk na hyn më ne pune. Gjithsesi fillimi i mbare gjyma e punes. Me behet qejfi qe po behet nje kthese, hajt me kembe te mbare ishalla.

Znj.Manastirliu eshte e mendimit se strategjia e percaktuar nga ekspertet ka rezultuar e suksesshme deri tani. Nese shtimi i rasteve dhe shnderrim i QSUT-se ne vatren me te madhe te infeksionit konsiderohet “sukses”, as nuk dua ta coj nder mend se cfare do konsidorehej “deshtim”. Znj ministre nuk duhet te kompleksohet nese shume nga ne e konsiderojne “deshtim” te gjithe kete strategji. Jo per gje por ekspertet e kane hartuar, jo ajo personalisht. Nese realisht jane ekspertet hartuesit e strategjise dhe qeveria vetem ka bere zbatimin e saj, le te mbajne vete ekspertet pergjegjesi.

Nje pale thote “ne vetem sygjerojme, vendimet i marrin ata”. Pala tjeter thote “ne vetem zbatojme, vendimet i marrin ata”. Nese rastet do vazhdojne te shtohen me kete ritem (shpresoj qe jo), do behet problematike kjo puna e pergjegjesise. Keshtu qe beni mire ta ndani perfundimisht kush sygjeron, kush vendos e kush zbaton ?? Pergjegjesia ligjore mbase jo, por pergjegjesia morale i mbetet gjithmone dikujt, ne syte e popullit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVuçiq për dialogun: Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur
Artikulli tjetërKëto janë shenjat e HOROSKOPIT më me fat për korrikut; Ja cila mban vendin e parë