Zbatimi i masave antiCovid/ Zëvendësministri i Brendshëm në Burrel: Roli i qytetarëve, shumë i rëndësishëm

Përkeqësimi i situatës në rang vendi nga numri në rritje i të prekurve prej Covid-19, ka bërë që policia e shtetit të dalë në terren për të parë zbatimin e masave në njësitë tregtare apo bizneset që duhet të punojnë brenda.

Advertisements

Këtë të premte ishte në Burrel zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili inspektoi disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid.

Lamallari ishte i shoqëruar nga drejtues të Komisariatit të Policisë Mat dhe inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Dibrës.

Advertisements

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se në këtë pikë ku ka arritur situata e krijuar nga Covid-19, roli i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në parandalimin e agravimit të mëtejshëm të virusit korona. Ditët e fundit edhe në Qarkun Dibër ka patur rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMilioneri mbetet trokë pas divorcit, gjykatësi: Ia bëri vetes
Artikulli tjetërDedikimi prekës/ Deputeti shqiptar humb mbesën në moshën 9-vjeçare: Elita na la mbrëmë, iu ndal zemra e vogël, herën e fundit mëe pyeti ‘o dajë a do vdes…’