Yuri Kim, kryediplomatja e hekurt që futi në shina reformën në drejtësi dhe riktheu qetësinë në politikën shqiptare

Nga Rigels Seliman

Advertisements

Çdo kush nga ne ka dëgjuar për reformën në drejtësi, e cila mori jetë në korrik të vitit 2016, pas një rrugëtimi 2 vjeçar konsultash dhe rrahje mendimesh e idesh në nivel ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë. Sigurisht që reforma në drejtësi me modesti mund të quhet si “kryereforma”, pasi për herë të parë me shtysën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, pushteti legjislativ u investua në dobi të pushtetit gjyqësor, duke i rikthyer këtij të fundit lavdinë e merituar, pas rimëkëmbjes dhe turpërimit që për 26 vite i bën kasta e të korruptuarve.

Por që reforma të merrte status të veçantë u desh “presioni” i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romina Vlahutin, të cilët në korrikun e nxhetë të vitit 2016 vunë në rresht 140 deputetë e Kuvendit të Shqipërisë, duke i detyruar që të votonin reformën në drejtësi, edhe pse 85% e tyre nuk e donin atë, ndërsa hezitonin dhe hezitonin që ta votonin. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Reforma në drejtësi, jo vetëm u votua, por falë implementimit të saj, nisën të lindnin një e nga një organet e reja të drejtësisë.

Advertisements

Në fillim lindën 3 organet e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit (KPA) dhe Komisioneri Publik. Më pas rradhën e kishin ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, 3 institucione këto që zevëndësuan të famshmin Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD), i cili në 20 e kusur vite mbylli sytë para korrupsionit e nepotizmit në gjithë zinxhirin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ndërsa pas këtyre lindjeve natyrale, rradhën e kishte Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), institucion ky që ripërtiet 1 herë në vit, pra çdo dhjetor, si dhe më pas u ngrit Struktura e Posaçme Kundër Krmit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Kjo strukturë është e ndarë në 2 degë, ku njëra është Prokuroria e Posaçme, ndërsa tjetrat Gjykata e Posaçme, që me të drejtë quhen edhe qërshia mbi tortë e reformës në drejtësi, pasi bashkë me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), do të jenë përgjegjëse për çuarjen para drejtësisë të politikanëve dhe zyetarëve të korruptuar e inkriminuar.

Kështu që të gjitha këto zhvillime nuk kishin për t’u bërë realitet pa ndihmën e ndërkombëtarëve, e sidomos amerikanëve. Mirëpo me kalimin e kohës “armiqtë” e reformës në drejtësi vinin stërkëmbsha nën rrotat e trenit të reformës, ndërsa nën rogoz dhe prapaskenë punonin, madje dhe ende punojnë që ta hedhin në “erë” apo minojnë atë. Dhe kështu vijonin deri sa u desh të reagonte ambsadorja e nderuar e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila si e drejtpërdrejt që është iu dërgoj një mesazh të qartë armiqve të reformës në drejtësi, duke iu treguar kufijtë dhe iu zbuluar atyre planin ogurzi për çuarjen para skuadrës së pushkatimit të reformës, që me modesti mund të quhet prodhim amerikan.

Kryediplomatja Kim theksoi me të madhe se amerikanët nuk do ta lejojnë sabotimin dhe kthimin pas të reformës në drejtësi, pavarësisht fuqisë apo impaktit që kanë armiqtë e saj. Ky mesazh shkoi direkt tek armiqtë e reformës në drejtësi, ku pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Megjithatë, lufta dhe tentativat për të sabotuar reformën në drejtësi është prezente në prapavijë, ndërkohë që gurët e armiqëve gjuajnë herë pas here, ku target ishte edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila tashmë ka dhe kryetarin e saj.

Me një nga thëniet më të bukura dhe lapidar të artikuluara ndonjëherë nga një diplomat, fisnikja Yuri Kim tha pak ditë më se parë se: “Ëndrra për të bllokuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të prishet. SHBA-të do iu zgjojnë nga dremitja, pasi drejtësia do të vijë në Shqiëri me çdo çmim”. Ky ishte një mesazh i qartë për armiqtë e drejtësisë, të cilët e kyçn gojën dhe u zbythën si skutha. Të gjithë qytetarëve shqiptarë përfshi edhe mua, iu bë zemra mal që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadores Kim iu treguan vendin armiqve dhe fanatikëve, që duan ta nxjerrin nga shinat reformën në drejtësi.

E thënë ndryshe u desh ndërhyrja e ambasadores amerikane që duart e zgjatura për të mbytur reformën në drejtësi të priteshin. Dhe fal kësaj ndërhyrje mund ta themi me plot gojë që tanimë reforma ka hyrë në shina, ndërsa nuk shanse që ta ndal më kush trenin e reformës në drejtësi. Ndërkohë kryereforma tjetër është ajo “Zgjedhore”. Kjo e fundit prej disa kohësh është dhe “patatja e nxehtë” në duart e politikës shqiptare, e cila prej një viti ka ngritur shpatat dhe ka ndërmarrë një ofensivë, ndërsa ka harruar të tërhiqet.

Më konkretisht sherret, përplasjet dhe akuzat kulmuan në shkurt të vitit 2019, kohë kur opozita në mënyrë të paprecedent dogji mandatet, me shpresën se ideja-kauza e saj do të triumfonte dhe kryeminstri Edi Rama do të hapte rrugë. Opozita shpalli axhendën dhe nisi protestat anti-qeveritare, të cilat nga episodi në episod u tkurrën, pasi dhe qytetarët u lodhën nga kauza pa kokë, mungesa e vizionit dhe alternativës, bombat molotov, djegia e institucioneve, bojkoti i institucioneve, e sidomos zgjedhjeve lokale të vitit 2019, si dhe gjuha e ashpër e artikuluar nga goja e zyrtarëve të PD, LSI dhe partive aleate.

Kështu prej 1 viti kjo gjë u bë monotone, ndërsa faktori ndërkombëtar bënte thirrje për vetëpërmbajtje dhe kërkonte reflektim nga palët. Madje, Brukseli e Bundestagu mes kushteve që i vendosi Tiranës zyrtare, të cilat duhen plotësuar në kuadër të procesit të integrimit për në Bashkimin Europian ishte miratimi i reformës zgjedhore. Por për një vit rresht sipas modelit “Hidh dhe prit” apo “Tërhiq e mos e këput” dhe duke përfituar nga mungesa e ambasadorit të SHBA në Tiranë për shkak se ambasdorit Donald Lu i kishte mbaruar mandati, politikanët shqiptarë mbollën vetëm kaos e konflikt në Shqipëri.

Secila nga palët akuzonin njëra-tjetrën, ndërsa sapo uleshin në tryezën e dialogut papritur iknin nga sytë katër sikur iu bënte njeri magji. E kështu vijoi e vijoi me kërcënime, ku opozita ushtronte presion, mazhoranca gjithashtu, presidenti Ilir Meta nga mbi palët ra mes palëve, duke shantazhuar shumicën qeverisëse, deri sa në Shqipëri mbërriti ambasadorja e hekurt dhe fisnike e SHBA-ve, Yuri Kim. Zonja Kim sapo erdhi në fund dimrin (23 janar) e 2020, me vullnetin dhe pastërtinë që e karakterizon një diplomate, nisi takimet me palët, duke i ulur ato/ata me këmbë në tokë.

E palodhur, sa me mbështetjen për reformën në drejtësi e organet e reja prej saj dhe sa me investimin për t’iu kërkuar politikanëve që interesin kombëtar ta vinin mbi atë personal, zonja Kim riktheu qetësinë në politikën shqiptare. Mirëpo, kulmi dhe puna e vyer e ambsadores Kim kulmoi mbrëmjen e 5 qershorit, teksa ftoi aktorët kryesor politik në vend (PS, PD-LSI dhe opozitë parlamentare) në rezidencën e saj në Tiranë, ndërsa i “detyroi” ata që të firmosin marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Kjo “tërheqje veshi” solli jo vetëm qetësinë politiko-sociale në vend, por edhe futi politikën shqiptare në shina, pasi miratimi i paktit të 5 qershorit që u votua edhe para pak ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, i dha një dorë procesit të integrimit europian të vendi, duke qenë se miratimi i reformës zgjedhore me konsensus ishte kërkesë që u përmbush, falë ambsadores Kim, ambsadorit të BE, Luigji Soreca dhe ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Pra, pa u zgjatur dhe me modesti, dua të theksoj se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, meriton të etiketohet si Kryediplomate e hekurt që futi në shina reformën në drejtësi dhe riktheu qetësinë në politikën shqiptare. Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mbështetjen që po i jep dhe do të vijosh t’i japësh Shqipërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKe një ide për biznes? Ambasada e SHBA të jep mundësinë ta bësh realitet, ja si mund të aplikoni
Artikulli tjetër“Vaksina ekziston, e kanë prodhuar para disa muajsh”/ Madonna bën deklaratën sho kuese lidhur me pandeminë