Xhemi Shehu dha dorëheqjen? Ja kush do ta zëvendësojë në Portokalli (FOTO)

Bukuroshja Xhemi Shehu nuk do të jetë më në drejtimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit.

Advertisements

Pas shumë vitesh si pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, me sa duket “Top Channel” ka vendosur për largimin e Xhemi Shehut nga shoë më i ndjekur komik i së dielës.

Burime kanë bërë të ditur se, moderatorja simpatike Xhemi Shehu, do të largohet nga prezantimi i spektaklit sezonin e ardhshëm.

Advertisements

Sipas burimeve, mësohet se, sezonin e ardhshëm spektaklin më të dashur të humorit, do ta drejtojë një emër i njohur, shkruan gazeta Atdheu.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Eneda Tarifa, e cila do të rikthehet sërish si moderatore, duke u bërë pjesë e “Portokallisë”.

Tarifa rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas katër vitesh mungesë, për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.

Largimi i Xhemi Shehut është marrë si vendim nga administratorët e “Top Channel”, për t’i dhënë freski dhe frymë të re spektaklit të humorit “Portokalli” në sezonin e tij të ri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHyn në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, Rama: I hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë
Artikulli tjetërGreqia vendos sanksione ndaj Turqisë për konvertimin në xhami të Haxhia Sofia