Video/ Tentoi të korruptonte policin pasi e kapi pa rrip, ja çfarë i ndodh shoferit në Tiranë

Një person i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, u arrestua.

Advertisements

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Advertisements

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident në autostradën Durrës-Tiranë, një i lënduar (detajet e para)
Artikulli tjetërGjilani del kundër/ Nuk pranon gjendjen e jashtëzakonshme