Video/ Gjobë 10 milionë lekë pronarëve të lokaleve, nuk zbatuan masat për COVID

Pas kontrolleve të shtuara nga Policia e Fierit në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, janë gjobitur disa prej tyre.

Advertisements

Është proceduar penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia tha se u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Advertisements

Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit apeloi të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPD: Drejtori i DPSHTRR të japë dorëheqjen, përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit
Artikulli tjetërNjë atraksion turistik për të mos u humbur, ja bukurit që ofronjn gurrat e ‘Gurit të Bardhë’ në Klos